Subscribe to our newsletter:

Tibo Shpk

Free
iPhone / iPad
Genres:
  • Photo & Video
  • Entertainment
I want this app
Download from AppStore

“Tirana IPTV Broadcasting Operator”, shkurt TiBO, ofron transmetimet e kanaleve televizive përmes Internetit. TIBO si mrekulli e teknologjisë, me mbështetjen e partnerit DiGITALB, është e para IPTV Android, e zhvilluar tërësisht nga inxhinierë shqiptarë në Shqipëri.
Me TiBO IPTV ju keni mundësi të ndiqni të gjitha kanalet dhe të gjitha eventet sportive, kanalet kombëtare të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë në shërbimin “Live TV” si dhe një pafundësi filmash, për të gjitha shijet dhe për të gjithë pjesëtarët e familjes në shërbimin VOD.
TiBO IPTV ju mundëson përdorimin e të njëjtës paketë televizive njëkohësisht në TV dhe në mobile si shërbim Multivizion me një abonim të vetëm, duke ju dhuruar maksimumin e emocioneve, kudo ku ndodheni nëpërmjet rrjetit 3G ose Wi-Fi.
Nëse ju jeni duke shijuar një film live apo ne VoD, por duhet të lëvizni, mjafton të përdorni sistemin Stop and Play. Kështu do të mund të ktheheni dhe ta shijoni më pas kur të dëshironi. TIBO ofron opsionin “time shift”, i cili mundëson kthimin 6 orë pas në programacionin e kanaleve kryesore. Kjo do të thotë se ju mund të trasformoni 1 kanal, në 2 tashmë!
TIBO BOX është dhe hot spot Wi-fi, përmes së cilit ju mund të shpërndani internet e kësisoj edhe programet televizive, muzikë, e çdo gjë tjetër në të gjitha ambientet tuaja mobile!
Nëse doni, mund të shfletoni facebook, ose youtube, apo të dërgoni email, apo të bëni një videocall falas, të dërgoni mesazhe dhe të përdorni webin. Nëpërmjet web-it, mund të ndiqni me miliona orë krijimtari botërore, me mijëra kanale televizive të huaja, të shfletoni gazeta, revista, mësime gatimi, arredimi mode, lëndë shkollore, muzeume dhe gjithçka dëshironi.
Të gjithë duhet të keni një paketë TiBO IPTV pasi kudo në shtëpitë tuaja, lokalet ose hotelet që frekuentoni, ju mund të shijoni evente ekskluzive, pa patur nevojë të keni shumë dekodera. Mjafton 1 TIBO!
TiBO IPTV përmes Box është një zgjidhje edhe për ata që nuk kanë mundësi të vendosin antenë, edhe për të gjithë shqiptarët në Europë e më gjerë. Mjafton të keni një linjë internet 3 mbps+ sepse TIBO është sistem “over the top”, si e vetmja dhe e para kompani në Shqipëri dhe Europë që mundëson një mrekulli të tillë.
Lidhni TIBO box dhe shtypni 1 buton në telekomandë. Kështu gjithë bota do të jetë në dorën tuaj. Ju mund ta merrni TiBO mobile apo TiBO box me vete në xhep, ose në çantë, në çdo cep të botës dhe udhëtim. Tashmë asnjë shqiptar nuk do të ndihet i vetmuar…

Nuk është thjesht TV, është TiBO.